top of page


Keta fiton pas tre raundeve ndaj rusit Kuuzev
18 Tetor 2014
Triumf fantastik i Mike Gjetan Ketës në Bulqizën e tij, aty ku 31 vjeçari mbrojti titullin e tij të peshave të mesme si kampion i EuroAzisë dhe Pacifikut, sfidantin Rus Maraat Kuuzev që nuk mundi t’i rezistojë as për tre raunde boskierit shqiptar.
Ishte një sukses i pastër ai i Mike Gjetan Ketës, por bashkë me të ka fituar dhe shqiptaria, krenaria kombëtare e padyshim sporti shqiptar që pa një event të organizuar në mënyrë fantastike, më të mirin e organizuar ndonjëherë në vendin tonë në boks që transmetohej në mbarë Europën e padyshim vinte për të gjithë shqiptarët.
Please reload
bottom of page