top of page

9 Dhjetor 2014

Ferronikeli zyrtarizon Egzon Gashin e Besës. Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ferronikeli, ka bërë zyrtar përforcimin e parë për pjesën e dytë të stinorit në elitë. 

 

28 Nëntor 2014

Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës në futboll dhe ekipi që përfundoi si lider i stinorit në vjeshtë - Ferronikeli - kthehet me trofe nga Vlora në Ditën e Flamurit, 28 nëntor. 
 

26 Nëntor 2014

Futbollisti i Dukagjinit, Leorant Dakaj, ka shënuar dy gola për ta eliminuar Hajvalinë nga gara e Kupës. Nënkampionja vjeshtore e Superligës, Hajvalia, është eliminuar që në fazën e parë të Kupës së Kosovës. 
 

24 Nentor 2014

Ferronikeli, ky kampion vjeshtor pa stadium të vetin. Posa ia nisi stinori, Ferronikeli, që nuk synonte shumë përveç një mesi të tabelës së Superligës, pësoi një goditje të rëndë. 

 

23 Nëntor 2014

Gani Sejdiu ka arritur që të bëj ekipin e tij kampion vjeshtor të Superligës. Ferronikeli me taktizime, duke u mbrojtur në fillim dhe duke u hapur vetëm pasi që pësuan golin, ka arritur që të përfundojë vjeshtën në krye të elitës së futbollit. 

 

23 Nentor 2014

Drita dimëron jashtë zonës së rrezikshme me fitore bindëse ndaj Drenicës.  

Skuadra e Dritës ka arritur të shënojë fitore të madhe dhe të rëndësishme ndaj Drenicës sot në Gjilan. 

22 Nentor 2014

Besa ka arritur të përmbyll pjesën vjeshtore të stinorit me fitore ndaj rivalit rajonal, Vëllaznimit. Besa ka arritur të shënojë fitoren e parë pas katër xhirove, për të përmbyllur stinorin vjeshtor me shpresë për një pranverë më të mirë. 

 

1/2

Please reload

Më të fundit

Video e Javes
bottom of page