
18 Janar 2015
Milan zhgënjen përsëri në San Siro. Ndeshja e katërt me radhë pa fitore për Pippo Inzaghin. Sulmuesi me përvojë i Atalantas, German Denis, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, për të mposhtur Milanin, që është në krizë të rezultateve.
18 Janar 2015
Juventus mposht lehtë Veronën, për të ngritur avantazhin në krye të tabelës ndaj Romës. Bianconerët kanë mbrojtur traditën e pamposhtshmërisë ndaj Veronës në Serie A.
17 Janar 2015
Xherdan Shaqiri debuton si zëvendësues te Interi, derisa ekipi i tij ndahet me barazim me Empolin e Elseid Hysajt. Xherdan Shaqiri ka shijuar 15 minutat e para të tij në fushë me fanellën e re, te Interi, sot, kur u fut në ndeshje për të zëvendësuar Lukas Podolskin.
15 Janar 2015
Juventus demolon Veronën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Juventusi i Max Allegrit me gjysmën e ekipit të parë në fushë, ka mposhtur lehtë dhe bindshëm Veronën sonte për të arritur çerekfinalen e Kupës së Italisë.
11 Janar 2015
Juventus mposht Napolin për tu rehatuar sadopak në krye të tabelës, pas barazimit të Romës. Juventus ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme sonte ndaj Napolit si mysafir. Kjo, pasi që Bianconerët kanë arritur të mposhtin skuadrën në stadiumin San Paolo pas 14 viteve.
8 Janar 2015
Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Interit.Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është përforcimi më i ri i Interit, kanë njoftuar pak më parë mediat italiane, derisa së fundi edhe faqja zyrtare e Interit ka bërë të ditur njoftimin.
6 Janar 2015
Milani është befasuar para tifozëve të vet në ndeshjen kundër Sassuolos. Viti 2015 nuk ka filluar mirë për skuadrën e Milanit. Skuadra nga San Siro u befasua para tifozëve të vet në ndeshjen kundër Sassulos, të cilën e humbi me rezultat 1-2.
◄
1/3
►
Video e Javes
Tabela