
15 Janar 2015
Trajneri i Craiovës mendon se ndalja e Dardan Berishës ka sjellë fitoren e ekipit të tij ndaj Sigal Prishtinës. Craiova arriti mbrëmë vetëm fitoren e dytë në BIBL, duke e mposhtur Sigal Prishtinën, për t’i shtuar shpresat për një vend më të mirë në tabelë të Grupit B.
14 Janar 2015
Peja kthehet kokëulur nga Tivati, pasi që u mposht nga Teodoja. Viti i Ri nuk nisi mirë për Pejën në Balkan League. Ekipi i trajnerit Boris Kurtovic u mposht sonte në Tivat të Malit të Zi nga Teodoja me rezultat 78-71 në fund.
15 Dhjetor, 2014
Peja mposht Sutjeskën duke ia kthyer borxhin dhe duke vazhduar serinë e fitoreve. Një ndeshje e nisur kujdesshëm dhe deri në fund të pjesës së parë shumë e barabartë, shpërtheu në pjesë të dytë.
11 Dhjetor 2014
Teodo e Tivatit arrin fitoren e parë të stinorit në Balkan League, duke e mposhtur Rilski Sportistin.
10 Dhjetor 2014
Skuadra e Pejës ka dalë fituese në përballjen kundër maqedonasve të Kumanovës, duke i mposhtur ata në shtëpinë e tyre me dhjetë pikë epërsi, 83-93.
9 Dhjetor 2014
Bardhekaltërit nga Prishtina e kanë fituar derbin vëllazëror kundër Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 78-88, në kuadër të Ligës Ballkanike.
10 Shtator 2014
Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të pamerituar nga skuadra Bullgare, Rilski Sport, duke u mposhtur pas vazhdimeve me tetë pikë disavantazh, 105-97.
◄
1/1
►
Më të Fundit