
15 Dhjetor 2014
Xhudistja më e mirë e botës është - Majlinda Kelmendi. Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është edhe zyrtarisht xhudistja më e mirë e botës.
Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, i ka dorëzuar Majlindës çmimin Xhudistja më e mirë e botës për vitin 2014.
7 Dhjetor 2014
Sot në Universitetin e sporteve në Tiranë u mbajt turneu i Xll Mbarëkombëtar Shqiptar në kategorinë e kadetëve dhe juniorëve.Pjesmarrës ishin këto shtete: Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia.
30 Nëntor 2014
Dje në ne Pallatin e Rinise është mbajtur Turneu ndërkombëtarë ne Xhudo “Adem Jashari”. Ky turne u mbajt për këto grupmosha: Fatosa, Pionier të rinj, Pionier te vjetër, Kadet Senior dhe Femra. Në këtë garë morën pjesë rreth 300 garues dhe garuese.
20 nentor 2014
Xhudistës kosovare, Nora Gjakova sot i është ndarë shpërblimi shtetëror bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët kulminantë që arrijnë të marrin medalje në Kampionate Evropiane dhe Botërore.
19 Nëntor 2014
Presidenti I Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani sot ka vlerësuar Kampionen e dyfishtë botërore, Majlinda Kelmendin me dekoratën “Nderi I Kombit”. Urdhri “Nderi I Kombit” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që ju jepet qytetarëve shqiptarë që kanë nderuar kombin shqiptarë me veprat e tyre brenda dha jashtë shtetit.
14 Nëntor 2014
Nora Gjakova arrin titullin e kampiones së Europës në Wroclaw të Polonisë. Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të stoliset me medaljen e artë në turneun europian të xhudos U-23 që po mbahet në Wroclaw të Polonisë.
31 Tetor 2014
Majlinda Kelmendi, kampionja e dyfishtë botërore në xhudo, ka arritur të plasohet në finale të turneut që po mbahet në Abu Dhabi.
Finalistja tjetër dhe kundërshtarja e Majlindës për shpërblimin kryesor të turneut do të jetë rumunja Andreea Chitu.
◄
1/2
►