
18 Janar 2015
Atletico Madrid rikthehet në pozitën e tretë me fitore ndaj Granadas. Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, i është kthyer fitores në La Liga, pas disfatës nga Barcelona xhiron që shkoi.
18 Janar 2015
Juventus mposht lehtë Veronën, për të ngritur avantazhin në krye të tabelës ndaj Romës. Bianconerët kanë mbrojtur traditën e pamposhtshmërisë ndaj Veronës në Serie A. Verona, që asnjëherë nuk ka mposhtur Juventusin në elitën italiane të futbollit, me 4 barazime e 21 humbje në përgjithësi, sonte ka regjistruar edhe disfatën e 22-të kur furia juventine filloi me Paul Pogban, që gjithnjë e më shumë po rritet si lojtar.
18 Janar 2015
Arsenal ka shënuar fitore të madhe në Etihad sot, duke e mposhtur Manchester Cityn 0-2 . Skuadra e Arsenalit ka arritur të shënojë fitore të madhe si mysafir në Manchester. Ata kanë mposhtur kampionin aktual të Anglisë, Manchester City, me rezultat 0-2, me nga një gol të shënuar për pjesë.
18 Janar 2015
Milan zhgënjen përsëri në San Siro. Ndeshja e katërt me radhë pa fitore për Pippo Inzaghin. Sulmuesi me përvojë i Atalantas, German Denis, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, për të mposhtur Milanin, që është në krizë të rezultateve.
18 Janar 2015
Cristiano Ronaldo arrin shifrën e 27 golave këtë stinor në La Liga, derisa Real Madrid kalon lehtë Getafen. Pas humbjes që e pësuan nga Valencia dy xhiro më parë, Real Madrid, ende nuk ka pranuar gol në La Liga dhe ka shënuar gjashtë herë në portat kundërshtare duke vazhduar lidershipin sigurtë në elitën e futbollit të këtij vendi.
18 Janar 2015
Lionel Messi shënon hat-trick, derisa Barcelona fiton lehtë në Riazor të La Corunas. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shkëlqyer sot në Riazor të La Corunas, duke shënuar hat-trickun e tij të radhës për fitoren e Barcelonës.
17 Janar 2015
Manchester United i është kthyer fitores pas disfatës në xhiron e shkuar. Manchester United i është kthyer fitores sot, pas disfatës që e shënoi në xhiron e shkuar ndaj Southampton.
17 Janar 2015
Xherdan Shaqiri debuton si zëvendësues te Interi, derisa ekipi i tij ndahet me barazim me Empolin e Elseid Hysajt. Xherdan Shaqiri ka shijuar 15 minutat e para të tij në fushë me fanellën e re, te Interi, sot, kur u fut në ndeshje për të zëvendësuar Lukas Podolskin.
17 Janar 2015
Pas disa paraqitjeve të dobta , liverpooli tani është duke kaluar neper formen me te mire tani duke e mposhtur edhe Aston Villen .
17 Janar, 2015
Chelsea demolon Swansean si mysafir.Chelsea ka treguar shpirt kampioni sot duke e mposhtur njërën ndër ekipet e papërshtatshme të Premier League, Swansea, si mysafir.
15 Janar 2015
Real Madrid, mbrojtësi i trofeut të Kupës së Mbretit në Spanjë, eliminohet nga rivali lokal dhe kampioni aktual i vendit. Fernando Torres ka shënuar golat e parë të tij që prej rikthimit në Atletico Madrid.
15 Janar 2015
Juventus demolon Veronën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Juventusi i Max Allegrit me gjysmën e ekipit të parë në fushë, ka mposhtur lehtë dhe bindshëm Veronën sonte për të arritur çerekfinalen e Kupës së Italisë.
12 Janar 2015
Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2014 duke fituar kështu çmimin prestigjioz ‘FIFA Topi i Artë’.Superylli i Real Madridit ishte favoriti kryesor për t’u shpallur më i miri në botë, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Los Blancos në vitin që lamë pas dhe ashtu ndodhi – ai u shpall më i miri.
11 Janar 2015
Barcelona ka arritur që të shënojë fitore në derbi ndaj Atletico Madridit. Barcelona ka shënuar fitore të madhe sonte ndaj Atletico Madridit në Camp Nou, duke e mposhtur në derbi 3-1.
11 Janar 2015
Juventus mposht Napolin për tu rehatuar sadopak në krye të tabelës, pas barazimit të Romës. Juventus ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme sonte ndaj Napolit si mysafir. Kjo, pasi që Bianconerët kanë arritur të mposhtin skuadrën në stadiumin San Paolo pas 14 viteve.
11 Janar 2015
Alexis Sanchez ia kthen borxhin Stoke Cityt me performancë të shkëlqyer në Emirates sot. Arsenal i është revanshuar ashpër Stoke Cityt për humbjen që ia patën shkaktuar një muaj më parë në Britannia (3-2).
10 Janar, 2015
Oscar dhe Diego Costa shënojnë për t'ia sjellë fitoren Chelseat dhe për të rimarr lidershipin e pastër në Premier League. Chelsea është përsëri lider me dallim pikësh në Premier League.
8 Janar, 2015
Barcelona ka shënuar fitore rutinore ndaj Elches. Barcelona, përkundër probleme të brendshme në klub, ka arritur që të shënojë fitore të lehtë në Camp Nou sonte ndaj Elches me rezultat të thellë 5-0.
8 Janar 2015
Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Interit.Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është përforcimi më i ri i Interit, kanë njoftuar pak më parë mediat italiane, derisa së fundi edhe faqja zyrtare e Interit ka bërë të ditur njoftimin.
8 Janar, 2015
Fernando Torres flet pas rikthimit në Vicente Calderon. Ylli që në vitet e fundit nuk shëndriti, Fernando Torres, ka përjetuar deri në maksimum atmosferën në terrenin ku u rrit, Vicente Calderon, mbrëmë.
6 Janar 2015
Roma fiton në Friuli për të barazuar pikët me Juventusin. Roma ka arritur të shënojë fitore në mysafirllëkun e vështirë ndaj Udineses sot.
6 Janar 2015
Milani është befasuar para tifozëve të vet në ndeshjen kundër Sassuolos. Viti 2015 nuk ka filluar mirë për skuadrën e Milanit. Skuadra nga San Siro u befasua para tifozëve të vet në ndeshjen kundër Sassulos, të cilën e humbi me rezultat 1-2.
6 Janar 2015
Derby d'Italia përfundon pa fitues.Spektakli italian i futbollit në Juventus Stadium dha shumëçka prej emocioneve futbollistike, derisa në fund skuadrat u ndanë me barazim 1-1. Kampioni në fuqi nisi shpejtë dhe mirë ndeshjen, që u kurorëzua edhe me golin e argjentinasit, Carlos Tevez.
4 Janar 2015
Arsenal kalon lehtësisht pengesën e Hull Cityt në FA Cup. Dy gola, nga një në çdo pjesë dhe shumë raste të humbura në fitoren e Arsenalit ndaj Hull Cityt për tu kualifikuar në raundin e katërt të FA Cup.
1 Janar, 2015
Manchester United nis me barazim Vitin e Ri në Premier League. Stoke City ka arritur të ndalë Manchester Unitedin me barazim në Britannia Stadium sot, në ndeshjen e parë të Vitit të Ri në Premier League.
15 Dhjetor, 2014
Roberto Mancini arrin fitoren e parë me Interin në Serie A, pas rikthimit të tij në Giuseppe Meazza. U deshën të kalojnë tre xhiro pa fitore, për të arritur fitoren e parë si i rikthyer në Inter.
14 Dhjetor 2014
Derbi i takoi Manchester Unitedit në formë, që i dha edhe një goditje Liverpoolit. Manchester United i ka dhënë edhe një goditje Liverpoolit, që po zhgënjen me rezultate këtë stinor.
14 Dhjetor, 2014
Dy skuadrat me më së paku disfata në Serie A, Juventus dhe Sampdoria barazuan sot në Juventus Arena. Përkundër epërsisë së hershme që e arritën përmes transferit të ri, Patrice Evra, Bianconerët liderë, u ndalën në pjesë të dytë nga goli i Manolo Gabbiandinit
14 Dhjetor, 2014
Milan mposht Napolin në ndeshjen ku Bonaventura tregon cilësinë. Milan ka arritur të dalë fitues në ndeshjen derbi të mbrëmjes në Serie A. Rossonerët e Filipo Inzaghit kanë arritur që të shënojnë fitore 2-0 ndaj napolitanëve të Rafa Benitezit në San Siro.
14 Dhjetor, 2014
Roma me fitore ndaj Genoas, i afrohet Juventusit në vetëm një pikë në krye të tabelës. Roma ka shfrytëzuar maksimalisht rastin e dhënë nga Juventus dhe e ka mposhtur Genoan për t’iu afruar liderit në vetëm një pikë në tabelë.
14 Dhjetor, 2014
Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madrid, ka pësuar sonte ndaj Villarealit në shtëpi për të bërë një hap prapa drejt rrugës për mbrojtjen e titullit kampion. Villareal ka dalë fitues me një gol të shënuar 6 minuta para përfundimit të ndeshjes, për të lënë tashmë me 7 pikë më pak Atleticon e Diego Simeones nga Real Madridi lider.
13 Dhjetor 2014
Arsenali ka shënuar fitore jashtëzakonisht të merituar ndaj Newcastle United në Emirates me rezultat 4-1. Ndeshja në Emirates filloi me emocione të mëdha nga minuta e parë.
13 Dhjetor 2014
Manchester City ka vazhduar luftën për titull të kampionit me fitoren e radhës të realizuar ndaj Leicesterit në trasnfertë me rezultat minimal 1-0.
13 dhjetor 2014
Bayern Munchen ka arritur të shënojë edhe fitoren e radhës në Bundesligë. Rutinore, si zakonisht këtë stinor, edhe pse në pjesën e parë vendasit e Augsburgut u mbajtën mirë.
13 Dhjetor 2014
Lideri i Premier League-së, Chelsea, nuk është lëkundur fare nga disfata e kaluar nga Newcastle United në ligë dhe këtë e ka treguar sot ndaj Hull Cityt, duke e mposhtur 2-0 në Stamford Bridge.
13 Dhjetor 2014
Dortmundi nuk po arrin as se si që të këndellet, pasi që ka pësuar humbje edhe në udhëtim te Hertha në Berlin.
Ndeshja filloi me dominimin e mysfairëve që provuan më të mirën për të realizuar.
13 Dhjetor
Barcelona është ndalur në një barazim 0-0 në Madrid te skuadra e Getafes, për të mbetur kështu prapa rivalit të përbetuar, Real Madridit.
11 Dhjetor 2014
Plotësisht i lirë, kushdo mund ta merr. Fernando Torres po përjeton krizën më të madhe në karrierë. Ish sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, assesi nuk po gjen formën e tij që e kishte në Anfield Road. Pas viteve të kaluara te Chelsea, pa rendiment, ai u huazua te Milan.
8 Dhjetor 2014
Manchester United ka kaluar në vend të tretë të tabelës, pas fitores së pestë me radhë në Premier League. Manchester United ka arritur të shënojë fitore ndaj Southamptonit sonte për të kaluar për herë të parë në vend të tretë të Premier League këtë stinor.
9 Dhjetor 2014
Ferronikeli zyrtarizon Egzon Gashin e Besës. Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ferronikeli, ka bërë zyrtar përforcimin e parë për pjesën e dytë të stinorit në elitë.
7 Dhjetor 2014
Genoa nuk bën shaka. Mposht Milanin dhe del në vend të tretë. Genoa ka vazhduar ritmin e mirë të ndeshjeve këtë stinor. Viktima e radhës, e madhe për ta, ka qenë Milani.
7 Dhjetor 2014
Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekorde, derisa Real Madrid po shënon fitore. Fitorja e mbrëmshme e Real Madridit ndaj Celta Vigos ishte një tre pikësh i radhës i padiskutueshëm për Los Blancos.
7 Dhjetor 2014
Gjithçka nisi mirë për Mancinin sonte, por në fund, u gëzua ish interisti, Andrea Stramaccioni.Një minutë para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, kur Mauro Icardi shënoi golin e epërsisë për Interin - gjithçka dukej mirë e bukur për trajnerin Roberto Mancini.
7 Dhjetor 2014
Barcelona fiton derbin lokal ndaj Espanyolit me hat-trick të Lionel Messit. Lionel Messi përsëri në skenë. Argjentinisi i nominuar për Topin e Artë të këtij viti ka shënuar hat-trickun e radhës në La Liga, për të mposhtur rivalin lokal të qytetit, Espanyol, 5-1.
6 Dhjetor 2014
Roma nuk shfrytëzon rastin për t'iu afruar Juventusit. Sassuolos për pak i iku fitorja në Olimpico. Sassuolo me dy gola të shpejtë në pjesë të parë nga Simone Zaza ka qenë shumë afër të bëj befasinë e javës në Serie A.
6 Dhjetor 2014
Liverpool nuk arrin të kalojë pengesën e radhës, Sunderland. Ekipi i Brendan Rodgers ka vazhduar avazin e vjetër. Kur pas dy fitoreve me radhë u mendua se ata do të këndellen për të vazhduar me rezultate të mira në Premier League, këtë nuk e arritën.
6 Dhjetor 2014
Manchester City i afrohet në tre pikë Chelseat. Humbja e sotme e Chelseat nga Newcastle, e para e stinorit për londinezët, do t’i fus ata tashmë në presion edhe më të madh.
6 Dhjetor 2014
Schalke ka arritur të shënojë fitoren e tretë me radhë dhe të vazhdojë ngritjen në tabelë. Schalke vazhdon të tregojë lojëra të mira nën drejtimin e trajnerit të ri të saj, italianit, Roberto Di Matteo.
6 Dhjetor 2014
Atletico Madrid vazhdon të radhis fitoret.Kampioni aktual i Spanjës ka kaluar pa vështërsi të madhe kundërshtarin e radhës në Primera Division.
6 Dhjetor 2014
Stoke City ka ndërprerë serinë e fitoreve të Arsenalit, duke shpëtuar në fund nga barazimi për të regjistruar fitoren e parë pas tre ndeshjeve.
6 Dhjetor 2014
Chelsea ka pësuar disfatën e parë të stinorit sot, derisa të tretën me radhë në St James' Park. Newcastle United ka ndalur super serinë e Chelseat në Premier League.
6 Dhjetor 2014
Bayern ka fituar derbin ndaj Bayerit me golin e Franck Riberysë.Këmbëshpejti Franck Ribery ka qenë njeriu vendimtar i derbit të Gjermanisë, ndërmjet Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.
5 Dhjetor 2014
Borussia Dortmund del nga fundi i tabelës me fitore minimale ndaj Hoffenheimit. Nënkampionja e Gjermanisë, Borussia Dortmund, ka arritur të shënojë fitoren e katërt të stinorit sonte, duke e mposhtur Hoffenheimin si vendas.
5 Dhjetor 2014
Fiorentina ndalë serinë e fitoreve të Juventusit në Artemio Franchi. Fiorentina dhe Juventus kanë barazuar pa gola në ndeshjen e posapërfunduar në Artemio Franchi.
3 Dhjetor 2014
Alexis Sanchez përsëri ka vendosur ndeshjen. Arsenal arrin te trepikëshi. Sulmuesi kilian i ardhur verën që shkoi te Arsenali, Alexis Sanchez, përsëri është treguar si njeriu që po e mban, pothuajse, vetëm ekipin londinez lartë.
3 Dhjetor 2014
Chelsea ka arritur ta thyejë me lehtësi Tottenham Hotspur në derbn e Londrës. Skuadra e Jose Mourinhos e dominoi plotësisht këtë sfidë, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Eden Hazard (19’), Didier Drogba (22’) dhe Loic Remy (73’) shënuan golat e këtij triumfi të Bluve.
3 Dhjetor 2014
Mesfushori i Barcelonës që u lëndua në El Clasico, pritet të kthehet sonte në ndeshjen e Copa del Rey.
2 Dhjetor 2014
Liverpool ka arritur të përmbys epërsinë e Leicester City për të fituar ndeshjen në King Power Stadium. Nuk ia nisën mirë, por e përfunduan mirë.
2 Dhjetor 2014
Real Madrid ka kaluar pa kurrëfarë problemi në xhiron e radhës së Kupës së Mbretit. Ata kanë kaluar me gjysmë ekipi kundërshtarin, Cornella, duke e mposhtur 5-0 në Santiago Bernabeu.
30 Nëntor 2014
Roma është treguar e fortë për Interin sonte, që arriti të kthehet vetëm dy herë në lojë.Roma ka mposhtur Interin në derbin e natës në Serie A, sonte. Ekipi i Rudi Garcias është treguar i fortë përballë atij të Roberto Mancinit.
30 Nëntor 2014
Borussia mbetet e fundit në tabelë pas disfatës ndaj Eintrachtit. Borussia e Dortmundit, nuk po arrin të këndellet assesi në Bundesligë
23 Nëntor 2014
Seria e zezë e Milanit prej 5 ndeshjeve pa fitore në Serie A ka përfunduar me fitoren ndaj Udineses.Skuadra e Milanit më në fund ka gjetur rrugën e fitores.
30 Nëntor 2014
Andrea Pirlo përsëri me magji, vendos Derby della Molen. Një magji e Andrea Pirlos në sekondat e fundit të ndeshjes ka bërë që Juventus të dalë fitues në derbin e qytetit, ndaj Torinos, 2-1
30 Nëntor 2014
Barcelona ka pasur ndeshje te veshtir mbreme ku perkundr rasteve nuk arriti te shenonte gjer ne sekondat e fundit ,ne anen tjeter shohim se valencia humbi nje ndeshje ne shtepi te saj edhe pse pati raste te shumta
30 Nëntor 2014
Sevilla i kthehet fitoreve në La Liga duke granatuar Granadën. Andaluzianët i janë kthyer fitores dhe kanë arritur që të dalin në pozitën e katërt në tabelë të klasifikimit pas fitores së sotme.
29 Nëntor 2014
Mërgim Mavraj 90 minuta në ndeshjen që ekipi i tij pranoi 5 gola nga Bayer Leverkusen. Bayer Leverkusen ka shpërthyer ndaj Kolnit sot në Bay Arena.
29 Nëntor 2014
Bayern me fitore minimale në kryeqytet, vazhdon formën e mirë.
Një gol i vetëm i shënuar nga Arjen Robben në kryeqytetin gjerman sot ka qenë i mjaftueshëm që Bayern të vazhdojë formën e mirë në Bundesligë.
29 Nëntor 2014
Fitorja e tretë për Schalken në katër ndeshjet e fundit të Bundesligës, është shenjë e mirë për ekipin nga Gelsenkirchen. Schalke po këndellet në drejtimin e Roberto Di Matteos. Sulmuesi holandez i tyre me hat-trick në fitore të sotme.
28 Nëntor 2014
Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës në futboll dhe ekipi që përfundoi si lider i stinorit në vjeshtë ,Ferronikeli kthehet me trofe nga Vlora në Ditën e Flamurit, 28 nëntor.
26 Nëntor 2014
Futbollisti i Dukagjinit, Leorant Dakaj, ka shënuar dy gola për ta eliminuar Hajvalinë nga gara e Kupës.Nënkampionja vjeshtore e Superligës, Hajvalia, është eliminuar që në fazën e parë të Kupës së Kosovës. Ajo është befasuar nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini, që arriti të fitojë me rezultat 2-1.
24 Nentor 2014
Ferronikeli, ky kampion vjeshtor pa stadium të vetin.Posa ia nisi stinori, Ferronikeli, që nuk synonte shumë përveç një mesi të tabelës së Superligës, pësoi një goditje të rëndë.
23 Nentor 2014
Ferronikeli me barazim në Mitrovicë, bëhet kampion i vjeshtës.Gani Sejdiu ka arritur që të bëj ekipin e tij kampion vjeshtor të Superligës. Ferronikeli me taktizime, duke u mbrojtur në fillim dhe duke u hapur vetëm pasi që pësuan golin, ka arritur që të përfundojë vjeshtën në krye të elitës së futbollit.
23 Nntor 2014
Derbi i qytetit të modës përfundon pa fitues. Derbi i madh italian i Milanos përfundoi me barazim, 1-1. Dy gola, nga dy skuadrat, nga një për pjesëlojë përcaktoi fatin e Derby della Madoninnës numër 213 la Interin ende me dy fitore më shumë se Milan (76-74).
23 Nëntor 2014
Drita dimëron jashtë zonës së rrezikshme me fitore bindëse ndaj Drenicës. Skuadra e Dritës ka arritur të shënojë fitore të madhe dhe të rëndësishme ndaj Drenicës sot në Gjilan.
22 Nëntor 2014
Besa ka arritur të përmbyll pjesën vjeshtore të stinorit me fitore ndaj rivalit rajonal, Vëllaznimit. Besa ka arritur të shënojë fitoren e parë pas katër xhirove, për të përmbyllur stinorin vjeshtor me shpresë për një pranverë më të mirë.
22 Nentor 2014
Kampioni i Italisë me paraqitje të mrekullueshme kalon lehtë Lazion në Olimpico, për të cilët u kthyer Lorik Cana në formacion. Juventus i Max Allegrit ka treguar edhe njëherë që është një cilësi më lartë se skuadrat tjera.
22 Nëntor 2014
Roma përmbys Atalantën në krizë për t'iu bashkuar Juventusit në krye. Roma ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Serie A, në hapje të xhiros së XII.
22 Nentor 2014
Derbi në stadiumin e qytetit në Prishtinë përfundon në qetësi rrjetash.Prishtina dhe kampioni aktual i Kosovës, Llamkos Kosova, janë ndarë baraz 0-0 sot.
22 Nëntor 2014
Trepça e Ajet Shoshollit po tregon shenja jete dhe mosdorëzimi. Mitrovicasit barazojnë pas disavantazhit të shpejtë dhe nxjerrin një pikë në Istog.
31 Tetor 2014
Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i është lutur Zotit që të jetë në anën e tyre nesër kur të përballen me Serbinë.
◄
1/10
►
Video e javes
Tabela