top of page

12 dhjetor 2014

Dardan Morina nakauton ZadoranGladiatori shqiptar Dardan Morina ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WKU deri 76 kg. Ai mposhti me nakaut në raund të dytë polakun Dominik Zadora.

 

18 Nëntor 2014

Boksieri nga Peja e Kosovës Dardan Zenunaj të Shtunen e kaluar në Namur të Belgjikës e fitoj titullin e dytë internacional, kësaj radhe ishte titulli "WBA International" në kategorinë super pendë. Por në ring ndodhi diqka e çuditshme, e paparë ndonjëherë.

14 Nëntor, 2014

Federata e Boksit të Kosovës bëhet anëtarja e 195-të e Federatës Ndërkombëtare të Boksit. Kongresi i AIBA-s, i mbajtur n Korenë e Jugut, ka marrë vendim për pranim të plotë të Federatës së Boksit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

 

13 Nëntor 2014

Amir KhanMGM Las Vegas, SHBA, 13 nëntor 2014 - Ylli britanik i boksit, Amir Khan, ka fituar përballjen e madhe me amerikanin Devon Alexander në Las Vegas të shtunën mbrëma. Përballja e vlefshme për titullin WBC Silver në kategorinë velter i takoi Khanit me vendim unanim pas 12 raundeve. 

02 Nentor 2014

Boksieri nga Peja Shpëtim Shala mbrëmë e ka zhvilluar duelin e parë në kategorinë super të mesme dhe ka patur sukses. Shala e mposhti kundërshtarin hungarez Norbert Szekeres bindshëm me poena në një luftë 8 raundshe në vëndbanimin e tij, në Vjenë të Austrisë.

 

18 Tetor 2014

Triumf fantastik i Mike Gjetan Ketës në Bulqizën e tij, aty ku 31 vjeçari mbrojti titullin e tij të peshave të mesme si kampion i EuroAzisë dhe Pacifikut, sfidantin Rus Maraat Kuuzev që nuk mundi t’i rezistojë as për tre raunde boskierit shqiptar. 

12 tetor 2014

Floyd Mayweather Jr ka tendencën e vendosjes së rekordeve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe me triumfin dominues ndaj Canelo Alvarez, duke e bërë këtë sfidë më të pasurën në të gjithë historinë e boksit. 

1/2

Please reload

bottom of page