

Dardan Zenunaj në Belgjik e fitoj titullin, por ..
18 Nëntor 2014
Boksieri nga Peja e Kosovës Dardan Zenunaj të Shtunen e kaluar në Namur të Belgjikës e fitoj titullin e dytë internacional, kësaj radhe ishte titulli "WBA International" në kategorinë super pendë. Por në ring ndodhi diqka e çuditshme, e paparë ndonjëherë.
Kryetari i federates belge Marco Giuliani nuk e lejoj Flamurin Kuq e Zi në ring, e ndrroi atë me flamurin belg!
Dardan Zenunaj si gjithnjë e kishte përzgjedh një këngë tradicionale shqiptare për të marshuar në ring dhe kishte përzgjedhur rroba Kuq e Zi me simbole shqiptare dhe harten e Shqipërisë natyrale, por Zenunaj e kishte përzgjedhur edhe Flamurin Kuq e Zi, sepse është i lindur shqitar dhe siç thot ai nuk ka ndjenja për ndonjë flamur tjetër edhe se është rritur dhe vazhdon të jeton në Belgjik dhe e posedon nënshtetësinë belge.
Në Foto shihet shumë kjartë kur kryetari i federates belge Marco Giuliani i ndal teknikët e mbrëmjes, iu thot të mos ngrihet Flamuri Shqiptar për Zenunaj por ai belg, këtë e bëri për arsyen se Zenunaj posedon liçencen e federatës belge. Kur jeton në Belgjik duhet të paisesh me atë liçencë, por në asnjë vënd tjetër të botës nuk kemi hasur në një rast të tillë si ky, federatës nuk do duhej ti interesonte për cilin shtet lufton boksieri i saj, ajo është pergjejëse për aspektin sportiv.
Kryetari i federatës është vrima e fundit e kavallit që mund të bënë një veprim të tillë.
Megjithatë ai e ka bërë këtë veprim ta padrejt ndaj boksierit shqiptar, i cili në ato momente kishte në vëmnendje vetëm kundërshtarin e tij. Organizatorët natyrisht se nuk mund të veprojnë kundër urdhërit të federatës.
Ky problem duket se ndikoj gjithsesi tek boksieri shqiptar, ai e shkatërroj kundërshtarin e tij në ring në sallen e stërmbushur me tifoz shqiptar, shenoi fitore me KnockOut në raundin 9 dhe e fitoj një titull të rëndësishëm në duelin e 11 profesionist, pas kësaj fitorje pritet të ngjitet në poziten e 15 të botës.