top of page


Qato fiton sfidën me Maksuell
2 shtator 2014
Boksieri i njohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në “Jork Holl” të Londrës, përballë boksierit anglez Maks Maksuell, ku Qato dominoi ndeshjen dhe pse disa herë u vu në vështirësi
Gjashtë raundet e kësaj sfide sollën emocione të mëdha, ku tre raundet e para kanë qenë mjaft të ekulibruara, ndërsa në 3 raundet e tjera Qato ka qënë superior dhe ka treguar një përgatitje të lartë fizike në tapetin Londinez.
Në fund të gjashtë raundeve, Qato ka triumfuar me pikë duke marrë në këtë mënyrë votat unanime të gjyqtarëve të ndeshjes. Qato fiton 60 me 55 pas gjashtë raundeve dhe me këtë fitore konsolidon vendin e tij në renditjen e boksierëve profesionist.
Please reload
bottom of page