

Shala kalon me sukses në peshen super te mesme
02 Nentor 2014
Boksieri nga Peja Shpëtim Shala mbrëmë e ka zhvilluar duelin e parë në kategorinë super të mesme dhe ka patur sukses. Shala e mposhti kundërshtarin hungarez Norbert Szekeres bindshëm me poena në një luftë 8 raundshe në vëndbanimin e tij, në Vjenë të Austrisë.
Shpëtim Shala është 29 vjeqar, karrieren e tij e filloi në Vjenë por ka luftuar edhe disa herë në Kosovë, ai i ka zhvilluar 19 duele në kategorinë gjysmë të rëndë, por duelin e tij të 20 pati deshirë ta zhvillon në një kategori pak më të ulët e cila ka vetëm 3 kg dallim, pra në kategorinë super të mesme dhe këtë e bëri me sukses.
Fitorja ndaj Szekeres tregon se Shala mund të vazhdon kështu dhe ndoshta do të fiton tituj internacional edhe në këtë peshë.
Në kategorinë 79 kg i ka fituar 2 tituj, atë të Austrisë dhe titullin WBF Intercontinental, kurse tani priten fitore titujsh edhe në peshen 76 kg.
Organizimi i 1 Nëntorit në Vjenë u bë pjesërisht nga vëllai i Shpetimit, Shkelqim Shala i cili pas fitores ishte shumë i lumtur sikur për fitoren e vëllait ashtu edhe për debutumin e suksesshëm si Promotor në boksin profesionist.