top of page

Eintracht ngujon Dortmundin

30 Nëntor 2014

Borussia mbetet e fundit në tabelë pas disfatës ndaj Eintrachtit. Borussia e Dortmundit, nuk po arrin të këndellet assesi në Bundesligë. 

Ekipi i Jurgen Kloppit ka pësuar sonte disfatën e tetë të stinorit, duke u bërë ekipi me më së shumti humbje në elitën gjermane. 

 

Eintracht Frankfurt ka qenë dominues në Commerzbank Arena dhe me golat e Alex Meier e Haris Seferovic, ka goditur edhe njëherë verdhezinjtë nënkampion, që mbetën të ngujuar në fund të tabelës. 

 

Pas 7 xhirove pa fitore, me fitore ndaj Borussia Monchengladbachut dhe barazim ndaj Paderbornit u mendua se ekipi i Kloppit do të këndellet, por jo, Eintracht u tregua i fuqishëm sot. 

 

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page