top of page

Nora Gjakova triumfon në europian

14 Nëntor 2014

Nora Gjakova arrin titullin e kampiones së Europës në Wroclaw të Polonisë. Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të stoliset me medaljen e artë në turneun europian të xhudos U-23 që po mbahet në Wroclaw të Polonisë. 

 

Gjakova ka mposhtur në finale Anastasiia Konkinan e Rusisë pas 4 minutave luftë për tu stolisur me medaljen e artë. 

 

Ajo ka kaluar nga Grupi C duke e mposhtur fillimisht polaken Arleta Podolak, pas së cilës e ka mposhtur italianen Maria Centracchio për të dalë nga grupi për në gjysmëfinale të kategorisë së saj (-57 kilogramëshe). 

 

Pas kësaj ajo ka pasur punë me dy Anastasia, së pari lituanezen Anastasija Michailova të cilën e mposhti në gjysmëfinale dhe në fund Anastasiia Konkinan e Rusisë për të arritur te medalje e artë e europianit. 

 

Me këtë triumf, Gjakova ka dëshmuar se asaj deri më tani i është dashur vetëm pak më shumë punë për të arritur te medalja dhe tani motivimi i saj do të jetë edhe më i lartë për të vazhduar me arritje në xhudo. 

 

Rrugëtimi i Norës drejt medaljes së artë





 

Please reload

bottom of page