top of page

Majlinda xhudistja më e mirë në botë

15 Dhjetor 2014

Xhudistja më e mirë e botës është - Majlinda Kelmendi.  Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është edhe zyrtarisht xhudistja më e mirë e botës. 

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, i ka dorëzuar Majlindës çmimin Xhudistja më e mirë e botës për vitin 2014. 

 

Me këtë rast, Viser, i ka dhënë pejanes edhe çekun prej 50 mijë dollarësh, që i ipet më të mirit të vitit në botën e xhudos. 
 

Ky titull i ipet xhudistit më të mirë të vitit në botë, e Majlinda ka arritur t’i mbledh 4230 pikë gjatë këtij viti - që ka rezultuar të jetë shifra më e madhe e pikëve të mbledhura në të dy konkurrencat për këtë vit. 

 

Please reload

bottom of page