top of page

Majlinda në finale

31 Tetor 2014

Majlinda Kelmendi, kampionja e dyfishtë botërore në xhudo, ka arritur të plasohet në finale të turneut që po mbahet në Abu Dhabi. 

Finalistja tjetër dhe kundërshtarja e Majlindës për shpërblimin kryesor të turneut do të jetë rumunja Andreea Chitu. 

 

 

Në rrugë për finale Majlinda ka rrahur, Ecaterina Guican nga Kanada, pastaj Odette Giuffrida nga Italia, për të arritur në gjysmëfinale. 
 

E në gjysmëfinale ajo ka mposhtur françezen, Annabelle Euranie për të arritur finalen ndaj rumunes Andreea Chitu, e cila në gjysmëfinale mposhtri rusen Natalia Kuziutina. 

 

Fondi i shpërblimeve në Abu Dhabi Grand Prix është 200 mijë euro. Majlinda garon në kategorinë, nën 52 kilogramë. 

 

 

Please reload

bottom of page