top of page

Kluber kosovare te trofeshme në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

30 Nëntor 2014

Dje në ne Pallatin e Rinise është mbajtur Turneu ndërkombëtarë ne Xhudo “Adem Jashari”. Ky turne u mbajt për këto grupmosha: Fatosa, Pionier të rinj, Pionier te vjetër, Kadet Senior dhe Femra. Në këtë garë morën pjesë rreth 300 garues dhe garuese. 

Organizator teknik i këtij Turneut ishte Klubi i Xhudos “Polici” nga Prishtina ne bashkëpunim me Federatën e Judo-se se Kosovës.

 

Pjesëmarrëse në këtë garë ishin të gjitha klubet e Kosovës ndërsa shtetet e tjera pjesëmarrëse ishin: Kroacia, Mali i Zi, Romania, Maqedonia , Bullgaria, Turqia dhe Shqipëria.

Drejtesin ne ketë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami,Fatmir Salihaj Hajrullah Ternava, Anxhelin Dedaj dhe refereja rumune Lena Sterea.

Garuesja më e mirë u zgjodh Fationa Kasapi nga Kxh "Ippon"Pejë kurse garuesi më i mirë Adrian Sulca nga Klubi i Xhudo-se “Drobeta Severin” nga Rumania.

 

Pas përfundimit te këtij turneut u bë edhe përzgjedhja e tre shteteve me të suksesshme .

 

Gara përfundoi me sukses dhe pa lëndime.

 

Shtetet me të suksesshme :

 

1. Kosova

2. Rumania

3. Turqia

 

Please reload

bottom of page