top of page

Super Liga : E dhjeta me radhë për Pejën

6 Dhjetor 2014

Peja vazhdon me fitore. Vjen e dhjeta me radhë për ekipin e Boris Kurtovicit. Kastrioti viktimë e radhës për 100+ .

Peja ka vazhduar me formën e mirë që e ka kapur, duke shënuar fitoren e dhjetë me radhë në Superligë. 

 

Për më tepër, verdhezinjtë edhe njëherë kanë kaluar kufirin e 100 pikëve në Superligë, duke e mposhtur Kastriotin në palestrën Bill Clinton 113-77. 

Boris Kurtovic i ka dhënë hapësirë të gjithë basketbollistëve, përveç Arti Hajdarit, ndërsa më efikasi te ekipi fitues ka qenë Drilon Hajrizi me 27 pikë të shënuara dhe 8 kërcime të regjistruara. 

Samir Shaptahovic i është kthyer lojës, duke qëndruar në fushë mbi 30 minuta dhe duke realizuar double-double prej 17 pikëve dhe 10 asistimeve. 

Te Kastrioti, treshja e huaj, janë treguar përsëri si bartës kryesorë të lojës së ekipit ferizajas. Mirëpo, ata nuk kanë qenë assesi të mjaftueshëm për të bërë diçka më shumë ndaj nënkampiones aktuale, Pejës. 

Donald Lawes realizoi double-double prej 21 pikëve dhe 13 kërcimeve, derisa edhe Stephen Coles, Vincent Williams e Armend Jashari shënuan pikë dyshifrore për ekipin vendas. 

Në përgjithësi, kjo është fitorja e 11-të e Pejës këtë stinor, karshi një disfatë të pësuar, derisa Kastrioti mbetet në një fitore të vetme.

 

 

 

 

Statistikat individuale te Kastrioti

 

1 Donald Lawes 21 pikë 13 kërcime 2 asistime

2 Stephen Coles 14 pikë 5 kërcime 2 asistime

3 Armend Jashari 11 pikë 5 asistime 3 kërcime

4 Vincent Williams 10 pikë 4 asistime 1 bllokadë

5 Hysen Sadiku 9 pikë 4 asistime

6 Flakron Sahiti 8 pikë 3 asistime 2 kërcime

7 Gent Shabani 4 pikë 6 kërcime 4 asistime

 

 

Statistikat individuale te Peja

 

1 Drilon Hajrizi 27 pikë 8 kërcime 3 asistime

2 Samir Shaptahovic 17 pikë 10 asistime 1 kërcim

3 Alban Veseli 17 pikë 8 kërcime 4 asistime

4 Jan Mocnik 14 pikë 8 asistime

5 Jozo Brkic 13 pikë 3 kërcime 3 bllokada

6 Teo Simovic 9 pikë 6 kërcime 3 asistime

7 Hrvoje Puljko 9 pikë 3 kërcime 1 bllokadë

8 Rron Grapci 5 pikë 4 kërcime 3 asistime

9 Mirza Muric 2 pikë 1 kërcim

 

.

Please reload

Më të fundit 

bottom of page