

Super Liga : Prishtina e fortë për Trepçen
7 Dhjetor 2014
Sigal Prishtina vazhdon serinë e fitoreve ndaj Trepçës.Kampionja aktuale ka vazhduar edhe sonte serinë e fitoreve ndaj Trepçës
Sigal Prishtina ka qenë më e mirë se ekipi mitrovicas, derisa dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerekun e tretë, kur bardhekaltërit i dhanë ‘gaz’ për të krijuar avantazh të madh.
Trepça ishte e barabartë në lojë ndaj kampiones në pjesën e parë, derisa pas 20 minutave lojë, rezultati në semafor shënonte 44-46.
Mirëpo, e tëra përfundoi këtu, derisa ekipi i Sabit Hadzic filloi vrullshëm çerekun e tretë me seri prej 7-0 për të mos shikuar më asnjëherë pas.
Dardan Berisha ka qenë përsëri koshashënuesi më i mirë i Prishtinës, duke shënuar 25 pikë në fitoren e 11-të të ekipit të tij.
Lojë të mirë tregoi qendra e re amerikane e Prishtinës, Gary McGhee, që shënoi 22 pikë në fitoren e ekipit të tij - derisa vetë lojtari regjistroi performancën më të mirë prej se erdhi në kryeqytet.
Te ekipi vendas, Marquiz Baker mbante Trepçën në lojë, kur regjistroi 24 pikë - derisa Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi me nga 14 pikë secili, gjithashtu kontribuuan te ekipi, por pamjaftueshëm ndaj Prishtinës.
Përforcimi i ri i Trepçës, Jaka Stemberger ishte në bankën rezervë dhe nuk fitoi asnjë sekondë paraqitje nga trajneri Ilir Selmani
Koshashënuesit te Trepça
1 Marquiz Baker 24 pikë
2 Valdrin Haxhiu 14 pikë
3 Samir Zekiqi 14 pikë
4 Josh Turner 12 pikë
5 Anthony Thompson 10 pikë
6 Arian Tahiri 3 pikë
7 Arian Mehmeti 2 pikë
Koshashënuesit te Sigal Prishtina
1 Dardan Berisha 25 pikë
2 Gary McGhee 22 pikë
3 Edin Bavcic 18 pikë
4 Jordan Hulls 14 pikë
5 Edmond Azemi 12 pikë
6 Blerim Mazreku 1 pikë
RichText.
Më të fundit