

Super Liga : Trepça e lehtë për Pejen
23 Nëntor 2014
Peja ka kaluar lehtë mitrovicasit në ndeshjen e xhiros së dhjetë.Trepça pa të ikurin Ken Broën më nuk paraqet rrezik për kundërshtarët.
Kështu, Peja e kaloi kundërshtarin e saj lehtazi në ndeshjen e zhvilluar sot.
22 pikë epërsi ishte dallimi në fund të këtyre dy skuadrave, ku Peja shfrytëzoi të gjithë lojtarët në skuadër përveç Ardit Beqirit.
Peja avancoi shpejtë në çerek të parë dhe këtë epërsi nuk e lëshoi asnjëherë gjatë ndeshjes.
Më i dalluari te verdhezinjtë ishte Drilon Hajrizi, që i shënoi ish skuadrës së tij 19 pikë, derisa edhe 5 lojtarë tjerë shënuan pikë dyshifrore.
Te Trepça, Marquiz Baker dhe Arian Tahiri ishin më të dalluarit me 28, përkatësisht 23 pikë të shënuara, derisa asnjë lojtarë tjetër nuk arriti të shënojë pikë dyshifrore.
I suspenduari Fikret Handzic e shikoi ndeshjen nga tribunat e palestrës, derisa duhet theksuar se Tahiri nuk u pushua fare nga trajneri Ilir Selmani gjatë ndeshjes duke luajtur 40 minutat të plota në lojë.
Peja me këtë fitore ka arritur bilancin 9-1 para ndeshjes me Yllin në xhiron tjetër, derisa Trepça tashmë ka rënë në pozitën e katërt para ndeshjes me Besën e Pejës.
Koshashënuesit te Trepça
1 Marquiz Baker 28 pikë
2 Arian Tahiri 23 pikë
3 Samir Zekiqi 8 pikë
4 Anthony Thompson 5 pikë
5 Arian Mehmeti 4 pikë
6 Safet Mustafa 4 pikë
7 Valdrin Haxhiu 3 pikë
8 Musab Mala 2 pikë
Koshashënuesit te Peja
1 Drilon Hajrizi 19 pikë
2 Alban Veseli 15 pikë
3 Jan Mocnik 15 pikë
4 Jozo Brkic 14 pikë
5 Hrvoje Puljko 14 pikë
6 Gerti Shima 11 pikë
7 Blend Kadusha 5 pikë
8 Samir Shaptahovic 3 pikë
9 Teo Simovic 3 pikë
Më të fundit