

Super liga : Derbi pa rivalitet...
30 Nentor 2014
Sigal Prishtina me 20+ ndaj Bashkimit. Edin Bavcic koshashënuesi i ndeshjes, Dardani asistues.
Sigal Prishtina ka kaluar tepër lehtë kundërshtarin e radhës në Superligë, në ndeshjen që dikur ishte derbi, e në vitet e fundit vetëm quhet ashtu.
Bashkimi i pafuqishëm, derisa Bavcic e Berisha shkëlqenin. Bashkimi ka qenë plotësisht i pafuqishëm karshi prishtinasve kampionë, derisa që në çerekun e parë ata ranë në minus prej 12 pikëve.
Përkundër se njëfarë këndellje pasoi në çerek të dytë, kjo ishte e tëra nga prizrenasit të cilët u dënuan me 18+ në çerek të tretë për finish të lehtë të ekipit të Sabit Hadzicit.
Qendra boshnjake, Edin Bavcic, ishte koshashënuesi i ndeshjes sonte, duke shënuar 25 pikë, prej të cilave 3 treshe, derisa Dardan Berisha regjistroi double-double prej 18 pikëve dhe 13 asistimeve sonte në fitoren e ekipit të tij.
Hadzic i dha mundësi të gjithë basketbollistëve të paraqiten në ndeshje, përveç Kushtrim Sadikut, derisa nga banka më së shumti kontribuoi Leonad Mekaj me 8 pikë të shënuara.
Dixon, natë për tu harruar
Ndalja e Endrit Hysenagollit, ndoshta ka qenë arsyeja kyqe e uljes së efikasitetit të Bashkimit. Qendra shqiptare u ndalë në 9 pikë, derisa as ndihmësi i tij amerikan Tawaski King, nuk arritit të ndihmojë më shumë - me 11 pikë të shënuara.
Koshashënuesi më i mirë te portokallezinjtë ishte Kreshnik Juniku që shënoi 18 pikë për ekipin. Derisa amerikani Spencer Dixon, nga 8 tentime gjatë ndeshjes nuk qëlloi asnjëherë koshin kundërshtar duke përfunduar ndeshjen pa pikë të shënuar.
Prishtina vazhdon të jetë lidere e Superligës, derisa Bashkimi ka regjistruar disfatën e katërt të stinorit.
S
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 Edin Bavcic : 25 pikë 4 kërcime 2 asistime
2 Dardan Berisha:18 pikë 13 asistime 2 kërcime
3 Edmond Azemi :15 pikë 5 kërcime 5 asistime
4 Blerim Mazreku: 5 pikë 4 kërcime 3 bllokada
5 Leonard Mekaj: 8 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Jordan Hulls : 7 pikë 6 asistime 2 kërcime
7 Gary McGhee : 2 pikë 9 kërcime 2 bllokada
8 Muhamed Hasani :2 pikë 2 kërcime
Statistikat individuale te Bashkimi
1 Kreshnik Juniku 18 pikë 1 kërcime 1 asistim
2 Tom Tankelewicz 15 pikë 6 kërcime 4 asistime
3 Tawaski King 11 pikë 5 kërcime 1 asistim
4 Endrit Hysenagolli 9 pikë 9 kërcime 1 asistim
5 Qëndrim Biraj 9 pikë 4 asistime 2 kërcime
6 Adnan Mustafa 7 pikë 2 asistime 1 kërcim
RichText.
Më të fundit