

Super liga :Bashkimi nxirret në fund
6 Dhjetor
Bashkimi fiton ndeshjen tejet interesante ndaj Vëllaznimit, duke u shkëputur në fund.Bashkimi nuk ka lënë vend për befasi, edhe pse Vëllaznimi ishte shumë afër ta bëj këtë.
Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë gjithë kohës, derisa prizrenasit janë shkëputur në rezultat në dy minutëshin e fundit të ndeshjes me treshe të Tom Tankelewicz dhe Spencer Dixon.
Vëllaznimi kishte epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, derisa prizrenasit u rikthyen në pjesë të dytë, saktësisht në çerekun e fundit për të fituar këtë ndeshje.
Spencer Dixon me 22 pikë ka qenë më efikasi në radhët e prizrenasve, derisa Kreshnik Juniku me double-double prej 10 pikëve dhe 10 kërcimeve ka ndihmuar gjithashtu në fitore të Bashkimit.
Te gjakovarët, Dino Hodzic, ka qenë thuajse i pakapshëm. Ai ka shënuar 23 pikë dhe 9 kërcime për Vëllaznimin, derisa ndihmë të madhe ka dhënë edhe Korab Prekazi me 15 pikët e tij.
Bashkimi vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë për momentin, derisa Vëllaznimi mbetet i pesti.
Statistikat individuale te Bashkimi
1 Spencer Dixon 22 pikë 5 kërcime 5 asistime
2 Tom Tankelewicz 13 pikë 6 kërcime 1 asistim
3 Altin Morina 11 pikë 5 kërcime 5 asistime
4 Kreshnik Juniku 10 pikë 10 kërcime 3 asistime
5 Endrit Hysenagolli 10 pikë 7 kërcime
6 Qëndrim Biraj 10 pikë 5 kërcime 3 asistime
7 King Tawaski 5 pikë 6 kërcime 1 bllokadë
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 Dino Hodzic 23 pikë 9 kërcime 3 asistime
2 Korab Prekazi 15 pikë 1 kërcim
3 Phil Brooks 14 pikë 6 asistime 1 kërcim
4 Marijo Hajdic 8 pikë 2 kërcime 2 asistime
5 Genti Zeka 6 pikë 4 kërcime 2 asistime
6 Driton Rraci 3 pikë 1 asistim
7 Imer Tahiri 2 pikë 7 kërcime 1 asistim
Më të fundit