top of page

NBA : Bryant siguron fitoren e 6-të për Lakers

10 Dhjetor 2014

Kobe Bryant ishte në formë të jashtëzakonshme derisa udhëhoqi Los Angeles Lakers në fitoren e 6 sezonale në NBA.


Ylli i kalifornianëve realizoi në total 32 pikë 6 asist dhe 3 rebound, ndërkohë që 16-herë kampionët e NBA gjetën rrugën e suksesit pas 3 humbjeve radhazi duke mposhtur në Staple Center 98-95 Sacramento Kings. Rudy Gay me një gjuajtje të saktë për tre pikë i dha avantazhin 16-12 Kingsave që në fillim. Në fundin e periodës së parë Jeremy Lin pasoi saktë për Bryant dhe ky fundit nuk gaboi nga vija për tre duke bërë që 12-minutëshi i parë të përfundonte me rezultatin 29-24 në favor të Sacramentos. Loja e shkëlqyer e Darren Collison që e mbylli ndeshjen me 26 pikë u vu në pah në periodën e dytë dhe falë edhe një trepikëshi të Ben McLemore skuadra e Mike Malone shkoi në pushim me një avantazh prej 9 pikësh.
 

Gjithsesi reagimi i Los Angeles Lakers do të vinte në pjesën e dytë. Ed Davis pasi u shërbye saktë nga Lin arriti të realizonte duke i barazuar shifrat në 75-75 gjatë periodës së tretë. Ndeshja u bë akoma edhe më spektakolare në 12-minutëshin e fundit kur Bryant shënoi një tjetër tre pikësh për ta barazuar sërish rezultatin. 92-92 shënonte tabela elektronike e Staple Center kur kishin mbetur edhe 2 minuta lojë nga fundi i ndeshjes. Collison nuk fali duke kaluar Sacramenton në avantazh 95-94 megjithatë Lakersat arritën të kthenin gjithçka në favor të tyre duke i cuar shifrat në 98-95. Në sekondat e fundit Nick Stauskas gaboi një gjuajte për tre pikë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Byron Scoot.
 

Përvec Collison te Kingsat mund të cilësohet pozitive edhe paraqitja e Rudy Gay që e mbylli sfidën me 23 pikë të realizuara. Në ndeshjet e tjera spikat suksesi i Cleveland Cavaliers 105-101 përballë Toronto Raports. Një super Lebron James ishte ai që mori për dore skuadrën nga Ohio me 29-vjecarin nga Akron që e mbylli takimin me 35 pikë të realizuara. Vazhdon serinë e fitoreve Oklahoma City. Dyshja Durant-Westbrook shënoi në total 51 pikë duke ndihmuar Thunder të kalonin me rezultatin 114-101 Milwaukee Bucks.

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page