top of page

Nba: Spurs ia përfundon serinë Memphisit

6 Dhjetor 2014

San Antonio Spurs ia përfundon serinë e fitoreve të Memphis Grizzlies, të cilët pësuan humbje pas 22 ndeshjeve në shtëpi.

 

 

Seria fenomenale e fitoreve të Memphis Grizzlies, të cilët dominuan në 22 ndeshje në FedEx Forum, përfundoi dje në ndeshjen kundër San Antonio Spursit.
 

Arrushat në njëzetedy ndeshjet e fundit nuk kishin pësuar asnjë humbje para tifozëve të tyre. Por, kësaj serie fundin ia dhanë djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 107-104.

Manu Ginobili, ishte koshashënuesi më i mirë me 17 pikë, derisa 38 vjeçari Tim Duncan, e bëri triple-double-in e katërt në karrierën e tij, me 14 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.
 

Në anën tjetër, 28 pikët dhe 12 kërcimet e Marc Gasolit, nuk mjaftuan për ta ndalur San Antonion.

San Antonio Spurs, ka bilanc prej 14 fitoreve e 5 humbjeve, ndërsa Memphis Grizzlies 15 fitore e 4 humbje.

 

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page