top of page

Nba : Walker rrëzon Miroticin, Jordan qesh

4 Dhjetor 2014

Kemba Walker i Charlotte Hornets rrëzon në tokë Nikola Miroticin e Chicago Bullsit, derisa Michael Jordan qeshet. 

 

 

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ka qenë shikues i ndeshjes interesante mbrëmë. 

Ekipi të cilin e ka në pronësi ai, Charlotte Hornets është takuar me ekipin ku ai u bë yll, Chicago Bulls. 

Në fund, Demat fituan në saje të performancës së hatashme të spanjollit, Pau Gasol, që përfundoi ndeshjen me double-double prej 19 pikëve dhe 15 kërcimeve. 
 

Mirëpo, ajo që bëri Jordanin të qesh dhe publikun të aplaudojë ka qenë lëvizja mashtruese e playmakerit të Hornets, Kemba Walker, që rrëzoi në tokë Nikola Miroticin e Bullsit. 

Pas ndeshjes, Mirotic, duke e pranuar shakanë, ka cicëruar në Twitter, “Mos u brengosni, këmbën e kam mirë,” ka shkruar ai. 

Pau Gasol ka regjistruar double-double’in e 11-të të stinorit, derisa Hornets ka regjistruar disfatën e dhjetë me radhë. 

Chicago Bulls me këtë fitore ka bilanc 12-7 tani, ndërsa Charlotte Hornets 4-15.

 

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page