

Nba: Cleveland Hakmiret
5 Dhjetor 2014
Cleveland Cavaliers ia ka kthyer borxhin New York Knicksit në Madison Square Garden.
Cleveland Cavaliers i është revanshuar New York Knicksit në Madison Square Garden, pas disfatës që e kishin pësuar në fillim të stinorit.
Kavalierët e Clevelandit, e mposhtën kundërshtarin me rezultat 90-87, mbrëmë.
Ndërsa nga dueli LeBron James - Carmelo Anthony, fitues doli King James që shënoi 19 pikë e 12 asistime, por përqindja e saktësisë së tentime ishte e ulët, sikurse e Carmelo Anthonyt, i cili shënoi vetëm 9 pikë.
Ylli i ndeshjes ishte Kyrie Irving, i cili shkëlqeu me 37 pikë dhe vetëm Jamesi e Kevin Love arritën të shënojnë pikë dy shifrore, kurse në anën tjetër u dallua Tim Hardaway Jr me 20 pikë, por ishin të pamjaftueshme për fitore.
Cleveland tani ka bilanc prej 10 fitoreve e 7 humbjeve dhe gjendet në pozitën e pestë, në Konferencën Lindore, derisa New York Knicks me 4-16, është pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës po në të njejtën Konferencë.
Më të fundit