

Nba: Golden state warriors nuk njeh kundershtar
7 Dhjetor 2014
Golden State Warriors, fitoren e 12-të me radhë, e regjistroi dje kundër Chicago Bulls me rezultat 112-102, derisa kjo bëhet seria më e gjatë e fitoreve në histori të klubit që nga stinori 1971/72.
Luftëtarët e Golden Stateit, nuk po ngopen me fitore. Triumfin e radhës e regjistruan kundër Chicago Bullsit, me rezultat 112-102. Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, me mbrojtje të mirë dhe me sulme të suksesshëm, arritën fitoren e 12-të radhazi.
Draymond Green, ishte koshashënuesi më i mirë me 31 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson (24 pikë) e Stephen Curry (19 pikë).
Në anën tjetër te Demat, u dalluan Jimmy Butler me 24 pikë dhe Pau Gasol me 20 kërcime, por e humbën luftën përballë ‘luftëtarëve’.
Kjo ishte fitoreja e 12 të me radhë dhe e 17-të në përgjithësi për Golden State, të cilët vetëm dy herë pësuan sivjet dhe gjenden në krye të tabelës në Konferencën Perëndimore.
Performanca e daymon grey ne videon e meposhtme
Më të fundit