top of page

Nba: Më në fund fiton 76ers

4 Dhjetor 2014

Vjen fitorja pas 17 humbjeve për Philadelphia 76ers. Fitoren e parë të stinorit 2014/15, Philly e arriti kundër MinnesotaTimberwolvesit, me rezultat 85-77.

 

Fitorja e shumëpritur nga ana e Philadelphia 76ers, erdhi dje në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolvesit.

Seria e zezë e humbjeve, nga ana e Phillyt, përfundoi në Minneapolis, duke i mposhtur ujqit e Minnesotës, me rezultat 85-77.
 

Në ndeshjen historike për 76ers, më i miri ishte Michael Carter-Williams, i cili ishte shumë afër të bëj triple-double me 20 pikë, 9 kërcime e 9 asistime, kurse në anën tjetër tek ujqit më i miri ishte Thaddeus Young me 16 pikë, që nuk mjaftuan ta ndalin gëzimin e Philadelphia-së.

Philadelphia 76ers, ishte larg vetëm një humbje, për tu barazuar me New Jersey Nets, për startin më të dobët në histori të NBA-së, me 18 humbje radhazi.

 

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page