top of page

Nba : Kthehet Durant, por…

3 Dhjetor 2014

MVP aktual i NBA-së, Kevin Durant, është rikthyer pas lëndimit tek Oklahoma City Thunder, por nuk arriti ta zbukurojë performancën 27 pikëshe me fitore, ku ekipi i tij u mposht nga New Orleans Pelicans me rezultat 112-104.

 

 

Mungesa më e madhe që e kishte Oklahoma City Thunder, është rikthyer dje në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans.

Pra, super ylli Kevin Durant, pas një lëndimi të rëndë, për hërë të parë në këtë stinor, i është rikthyer basketbollit.
 

Në ndeshjen e parë, Duranti shkëlqeu me 27 pikë dhe luajti vetëm 29 minuta, megjithatë nuk mjaftuan për fitore, ku New Orleans arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 112-104.

Te pelikanët, më i miri ishte Tyreke Evans me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Anthony Davis me 25 pikë e 10 kërcime.
 

Oklahomës i kanë munguar një kohë të gjatë, dy yjet Kevin Durant e Russell Westbrook. Tani që të dytë janë rikthyer dhe pritet që ta këndellin skuadrën që ka bilanc prej 5 fitoreve e 13 humbjeve.

 

Please reload

Më të fundit 

bottom of page