top of page

Etc superliga : Peja zyrtarizon Fisnik Rugovën

5 Janar 2015

Fisnik Rugova është përforcimi i parë i skuadrës pejane. Basketbollisti prishtinas, Fisnik Rugova, në vazhdim të kampionatit do ta vesh fanellën verdhezi të skuadrës së Pejës. Transferimin e tij e ka zyrtarizuar edhe skuadra e Pejës, e cila nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për këtë transferim.

 

Fisnik Rugova, i cili do të luajë për herë të parë në një skuadër tjetër përveç Sigal Prishtinës, në gjysmëstinorin e parë ka pasur minutazh të vogël në ekipin nga kryeqyteti dhe kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e largimit të tij.

 

Rugova është përforcimi i parë i Pejës në afatin kalimtar të janarit që filloi sot.

Please reload

Më të fundit 

bottom of page