top of page

Nba : Shqiponjat po shkëlqejnë

17 Janar 2015

Atlanta Hawks, fitoren e 11-të radhazi, e arriti kundër Toronto Raptorsit në Air Canada Center, me rezultat 110-89. Skuadra më në formë në NBA për momentin është Atlanta Hawks. Shqiponjat, arritën fitoren e 11-të me rradhë, pa problem ndaj Toronto Raptorsit, me rezultat 110-89, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.

 

Al Horford, ishte koshashënuesi më i mirë tek Atlanta me 22 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, ndërsa në anën tjetër, i posarikthyeri nga lëndimi DeMar DeRozan, shkëlqeu me 25 pikë, por performancën nuk arriti ta zbukurojë me fitore.

 

Pra, kjo ishte fitorja e 11-të me rradhë dhe e 32-ta në përgjithësi për Atlanta Hawksin, derisa i kanë vetëm 8 humbje dhe gjenden në maje të Konferencës Lindore.

Please reload

Më të fundit 

bottom of page