

Kosova gati për kualifikimet e Botërorit
9 Dhjetor 2014
Është publikuar lista e hendbollistëve që do ta përfaqësojnë përfaqësuesen U 21 të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Kosova ka filluar të mendojë për Kampionatin Botëror të hendbollit për grupmoshat nën 21 vjeç, që do të mbahet në gusht të vitit 2015 në Brazil.
Kryetrajneri i përfaqësueses U21 të Kosovës, Verim Zherka, së bashku me përzgjedhësin e përfaqësueseve të Kosovës, Alfred Llazari, sot kanë publikuar listën e gjërë prej 28 lojtarëve, duke përfshirë këtu edhe gjashtë hendbollistë nga lista rezervë.
Grumbullimi i parë i përfaqësueses U21 do të bëhet më 14 dhjetor në Gjakovë.
Më së shumti hendbollistë janë ftuar nga skuadra e Kastriotit (pesë), derisa nga Besa, Zhegra dhe Prishtina janë ftuar nga katër hendbollistë.
Kosova gjendet në grupin e pestë kualifikues së bashku me Zvicrën, Malin e Zi dhe Bjellorusinë.