top of page

Më dobët se në debutim

1 Nëntor 2014

Kosova ka pësuar më keq nga Rumania në shtëpi sesa në ndeshjen e parë kur debutoi ndërkombëtarisht si mysafir.

Kosova ka pësuar më keq nga Rumania në shtëpi sesa në ndeshjen e parë kur debutoi ndërkombëtarisht si mysafir. 

 

 

 

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2018. 

 

Ata janë mposhtur në ndeshjen e parë zyrtare si vendas nga Rumania me rezultat të thellë 16-30. 

 

Derisa pjesa e parë ishte më premtuese dhe lufta kosovare shihej qartë për rezultat, në pjesë të dytë të përzgjedhurit e Alfred Llazarit ranë pre e emocioneve dhe e profesionalizmit, duke rënë tërësisht nga loja. 

 

Tashmë nga dy ndeshje të zhvilluara me Rumaninë në Grupin C kualifikues për EURO 2018, Kosova ka regjistruar dy humbje nga ky vend.

 

Ndeshjet e radhës Kosova do t’i luaj vitin e ardhshëm ndaj kundërshtarit tjetër të grupit, Italisë. 

 

Please reload

bottom of page