

Besa kafshatë e madhe per Kehren e Estonis
14 Shtator 2014
Sonte në palestrën “KARAGAQI” ne Pejë, skuadra kampione e Kosovës për edicionin 2013/14 BESA Famiglia me fitore bindëse ndaj skuadrës H.C. KEHRA nga Estonia me rezultat 32:23(15:9) duke eliminuar humbjën e mbrëmshme nga i njëjti kundershtarë me rezultat 31:32,
Por pas fitorës së sontme rezultati i gjithmbarshëm është 63: 55 rezultat ky që i mundesoi LH BESA Famiglia kualifikimin për rrethinë e dytë të EHF CUP, dhe en muajin tetor do të takohet me skuadrën kroate NEXE.
Sonte BESA Famiglia shkelqeu krahasuar me lojën e dobët nga nata e mbrëmshme, sepse sonte lojtarët e BESA Famiglia ishin vërtet të shkelqyeshëm, dukeshkruar historinë ma të re të klubit dhe hendbollit kosovarë, sepse është skuadra e vetme në konkurrencën e meshkujve që kalon një fazë në EHF CUP, por edhe skuadra e vetme qe dy herë kalon një round, dihet se vitin e kaluar triumfoi edhe në Challenge CUP.