

Vjen edhe humbja e dytë
10 Janar 2015
Kosova U21 pëson disfatë edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin, Brazili 2015. Bellorusia u tregua arrë e fortë për përfaqësuesen e shpresave të Kosovës në hendboll, sonte. Kosovarët i bënë ballë deri diku atyre në pjesën e parë të ndeshjes, të cilën e përfunduan me disavantazh pesëgolësh, 10-15
Mirëpo, në pjesën e dytë ata shpeshtuan sulmet dhe krahas kondicionit të mirë fizik, arritën që të ngrisin epërsinë për të arritur te përfundimtarja 23-35.
Egzon Gjuka ishte përsëri ndër më të dalluarit në lojën e ekipit të Verim Zherkës. Ai shënoi 9 gola sonte, derisa bën pjesë në TOP treshen e golashënuesve të kualifikimeve me 17 gola pas dy ndeshjeve.
Në ndeshjen tjetër të Grupit 5 të zhvilluar në Shani Nushi të Gjakovës, Zvicra ka mposhtur Malin e Zi 26-21 për të arritur fitoren e dytë në grup.
REZULTATET:
Bellorusia - Mali i Zi 31-25
Kosova - Zvicra 21-35
Zvicra - Mali i Zi 26-21
Kosova - Bellorusia 23-35
TABELA AKTUALE E GRUPIT 5 KUALIFIKUES:
1 Bellorusia 4 pikë
2 Zvicra 4 pikë
3 Mali i Zi 0 pikë
4 Kosova 0 pikë