top of page

Peja, lider për Vitin e Ri

15 Dhjetor, 2014

Peja mposht Sutjeskën duke ia kthyer borxhin dhe duke vazhduar serinë e fitoreve. Një ndeshje e nisur kujdesshëm dhe deri në fund të pjesës së parë shumë e barabartë, shpërtheu në pjesë të dytë. 

 

 

 

Peja arriti të shënojë fitoren e katërt në kuadër të Balkan League duke e mposhtur Sutjeskën, për t’ia kthyer borxhin për disfatën e pakëndshme në Nikshiq. 

 

Jehoi Karagaçi

 

Karagaçi jehoi në çerekun e tretë kur me pasime drejt Jozo Brkicit krijuan epërsi mbi dhjetëpikëshe, derisa treshet e Jan Mocnikut i dhanë fund dilemës së fituesit në çerekun e fundit për fitoren e madhe të pejanëve. 

 

6 basketbollistë pejan shënuan pikë dyshifrore (Alban Veseli, Drilon Hajrizi, Hrvoje Puljko, Samir Shaptahovic, Jozo Brkic dhe Jan Mocnik), derisa me double-doule e përfunduan ndeshjen Samir Shaptahovic (10 pikë e 10 asistime), që la shpirtin në terren dhe qendra Jozo Brkic (12 pikë e 10 kërcime).

 

Pushimet, si lider

 

Koshashënuesi më efikas i pejanëve ishte Alban Veseli, derisa për herë të parë ekipi i Boris Kurtovicit përfundoi ndeshjen rehatshëm, për të dimëruar si lider i Grupit A të BIBL. 

 

Te kundërshtari, që plotësisht ra në pjesë të dytë të ndeshjes më i dalluar ka qenë Nikola Zizic që ka shënuar 11 pikë, duke qenë lojtari i vetëm me pikë dyshifrore të shënuara. 

 

Rezultatet dhe Tabela aktuale

 

 

Statistikat individuale te Peja

 

1 Alban Veseli 18 pikë 8 kërcime 1 asistim

2 Jan Mocnik 17 pikë 3 asistime

3 Drilon Hajrizi 15 pikë 8 kërcime 2 asistime

4 Jozo Brkic 12 pikë 10 kërcime 1 asistim

5 Samir Shaptahovic 10 pikë 10 asistime 7 kërcime

6 Hrvoje Puljko 10 pikë 1 kërcim 1 asistim

7 Teo Simovic 1 pikë 4 kërcime 1 asistim

 

 

Statistikat individuale te Sutjeska

 

1 Nikola Zizic 11 pikë 3 kërcime 1 asistim

2 Aleksa Ilic 9 pikë 9 kërcime 3 asistime

3 Nemanja Vranjes 9 pikë 6 kërcime 3 asistime

4 Marko Ljulic 8 pikë 7 kërcime 2 asistime

5 Nikola Pavlicevic 8 pikë 3 asistime 2 kërcime

6 Nemanja Arsic 8 pikë 3 kërcime 1 asistime

7 Marko Kovac 6 pikë 2 kërcime 2 asistime

8 Radosav Spasojevic 5 pikë

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page