top of page

Teodo arrin fitoren e parë

11 Dhjetor 2014

Teodo e Tivatit arrin fitoren e parë të stinorit në Balkan League, duke e mposhtur Rilski Sportistin. 
 

Teodo e Tivatit, që deri më sot ka qenë ekipi i vetëm i Grupit A (ku bën pjesë Peja) në BIBL pa fitore - ka arritur t’i gëzohet 2 pikëshit të parë. 

Malaziasit kanë mposhtur ekipin bullgar Rilski me rezultat të ngushtë 84-81, në ndeshjen e fundit të këtij viti për të dy skuadrat. 
 

Teodo ka arritur të shënojë fitore fare në fund të ndeshjes dhe ka mbajtur gjallë shpresat për të shkuar tutje nga grupi, derisa Rilski tani ka bilanc 3-3. 

Aleksandar Radulovic dhe Danilo Sibalic ishin më të dalluarit në fitoren e Teodos, duke shënuar 22 përkatësisht, 17 pikë. 

Te ekipi humbës, Simeon Iliev dhe Lubomir Kirov, me nga 16 pikë, ishin më efikasit. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page