top of page

Peja mbretëron në Kumanovë

10 Dhjetor 2014

Skuadra e Pejës ka dalë fituese në përballjen kundër maqedonasve të Kumanovës, duke i mposhtur ata në shtëpinë e tyre me dhjetë pikë epërsi, 83-93.

 

 

Në Palestrën e Sporteve të Kumanovës ishin mbledhur edhe disa tifozë shqiptarë të cilët i mbështetën pejanët me brohoritjet për Shqipërinë Etnike dhe Pejën, gjë që iu dha kurajë basketbollistëve verdhezinjë.

Në çerekun e parë të dyja skuadrat luajtën në mënyrë solide dhe u ndanë baras (16-16), ndërsa në çerekun e dytë më të mirë ishin vendasit që e arritën ta mbyllin pjesën e parë me pesë pikë epërsi, 40-35.

Sidoqoftë, Peja i ndezi motorët në çerekun e tretë dhe me trepikëshat e Jan Mocnik arriti ta përmbyllte këtë periodë me dy pikë epërsi, 60-62, për ta bërë edhe më interesant fundin e takimit.

Trajneri i Pejës, Boris Kurtovic, u dha lojtarëve të tij direktiva që të tentojnë të shënojnë nga distanca dhe kjo doli të jetë decizive për pejanët, pasi që Shaptahoviq, Mocnik e Hajrizi, arritën të shënojnë trepikësha dhe ta ngritin epërsinë e tyre në 10 pikë në fund të takimit, 83-93.

Më i miri te pejanët ishte Jan Mocnik me 28 pikë (5 trepikësha), i cili u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij të cilët shënuan pikë dyshifrore (Hajrizi 15, Shaptahoviq 14, Brkiq 12, Veseli 11, Simovic 10).

Pas kësaj fitoreje, Peja përsëri mbetet në pozitën e katërt të Grupit A me 8 pikë, po aq sa kanë Kumanova, Rilski dhe Sutjeska në pozitat e mësipërme. 

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page