top of page

Bundes Liga : Katërshe Augsburgut

13 dhjetor 2014

Bayern Munchen ka arritur të shënojë edhe fitoren e radhës në Bundesligë. Rutinore, si zakonisht këtë stinor, edhe pse në pjesën e parë vendasit e Augsburgut u mbajtën mirë. 

 

Por, në pjesën e dytë bavarezët ndezën motorët për të shkatërruar vendasit, që aktualisht gjenden në vendin e tretë të Bundesligës. 

Mehdi Benatia ka filluar serinë e golave për ekipin e Pep Guardiolës, për tu vazhduar nga Arjen Robben dhe Robert Lewandowski për përfundimtaren 4-0. 
 

Bayern ka regjistruar fitoren e dymbëdhjetë të stinorit dhe aktualisht ka 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë i saj në klasifikim

Please reload

Më të fundit

bottom of page