

La Liga : Qfar po ndodh me Barcen ?
13 Dhjetor
Barcelona është ndalur në një barazim 0-0 në Madrid te skuadra e Getafes, për të mbetur kështu prapa rivalit të përbetuar, Real Madridit.
Në ndeshjen e zhvilluar te Getafe startoi nga fillimi Pedro në vend të Neymar, gjë që edhe u vërejt në lojë, teksa mungoi edhe Iniesta nga fillimi, pasi në vend të tij startoi Rakitic.
Barca kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, por përkundër 23 goditjeve drejt portës, vetëm dy goditje shkuan drejt portës.
Në këtë sfidë ishte më i dalluari Lionel Messi që pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të realizonte.
Përkundër se e kërkoi më shumë fitoren gjatë ndeshjes, Barcelona në fund duhet t’i falenderohet referit të ndeshjes që shpëtoi me një pikë të fituar në Madrid ndaj Getafes.
Ndeshja përfundoi pa gola, derisa në sekondat e fundit të ndeshjes kur sulmuesi i Getafes, Alvaro Vazquez vodhi një top nga mbrojtja e katalonasve dhe vazhdoi drejt portës i vetmuar, gjyqtari Inaki Bikandi, i dha fund ndeshjes.
Me këtë barazim Barcelona mbetet prapa Real Madridit, me 35 pikë, katër më pak se rivali i përbetuar që ka vendin e parë. Barca mund të humb pozitën e dytë nga Atletico që nesër e pret Villarrealin
Më të fundit