top of page

Premier Liga : Arsenali bombardon Newcastle

13 Dhjetor 2014

Arsenali ka shënuar fitore jashtëzakonisht të merituar ndaj Newcastle United në Emirates me rezultat 4-1. Ndeshja në Emirates filloi me emocione të mëdha nga minuta e parë.
 

Pas disa lëvizjeve ishte Alexis Sanchez që me një harkim gjeti Olivier Giroud (15'), i cili realizoi me kokë për 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati gola.
 

Në pjesën e dytë Cazorla me një goditje precize sërish me asistim të Sanchez arriti të realizonte për 2-0 (54').

Në minutën e 58-të u lajmërua Giroud për 3-0 dhe fituesin e kësaj ndeshje që ishte i ditur.

 

Perez ngushtoi pak në minutën e 63-të për të ngritur shpresat mysafire, të cilat u vranë në minutën e 88-të.

Ishte Cazorla që me golin e tij të dytë e tmerroi portierin kundërshtar me panenkan e tij spektakolare.
 

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-1 ku Arsenali fitoi me plot meritë.

Arsenali me këtë fitore dëshmon apetitet për kreun e tabelës, me 26 pikë, 13 pikë larg liderit, Chelsea. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page