top of page

Premier Liga: Sunderland nxjerr pikë në Anfield

6 Dhjetor 2014

Liverpool nuk arrin të kalojë pengesën e radhës, Sunderland. Ekipi i Brendan Rodgers ka vazhduar avazin e vjetër. Kur pas dy fitoreve me radhë u mendua se ata do të këndellen për të vazhduar me rezultate të mira në Premier League, këtë nuk e arritën. 

 

Ka qenë Sunderlandi i Gustavo Poyetit që i ndali djelmoshat e kuq nga Liverpooli për të bërë diçka më shumë në lojë, duke barazuar 0-0 në Anfield Road. 
 

Për më tepër, Sunderland është specialist i barazimeve në elitën angleze, duke e regjistruar sonte të nëntën në kampionat.
 

Barazimi, ka ulur moralin e ekipit të Rodgersit para derbit të madh që i pret javën që vjen në Old Trafford, ndaj Manchester Unitedit. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page