top of page

Premier Liga: Në ndjekje të kreut

6 Dhjetor 2014

Manchester City i afrohet në tre pikë Chelseat. Humbja e sotme e Chelseat nga Newcastle, e para e stinorit për londinezët, do t’i fus ata tashmë në presion edhe më të madh. 

 

Kjo, pasi që kampioni aktual i Anglisë, Manchester City, ka shfrytëzuar rastin dhe ka shënuar fitore ndaj Evertonit për t’iu afruar liderit deri dje të pamposhtur në vetëm 3 pikë. 

Golashënues i vetëm në fitoren minimale të Cityt ka qenë Yaya Toure, që shënoi nga penalltia.
 

Sidoqoftë, brenga e vërtetë e Qytetarëve është lëndimi i Sergio Agueros, për të cilin shpresohet të mos jetë serioze. 

Aguero është lider i golashënuesve në Premier League dhe thuajse i vetëm ka mbajtur Manchester Cityn në xhirot e fundit në ndjekje të liderit Chelsea. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page