top of page

Premier Liga: Newcastle njofton Chelsean me humbje

6 Dhjetor 2014

Chelsea ka pësuar disfatën e parë të stinorit sot, derisa të tretën me radhë në St James' Park. Newcastle United ka ndalur super serinë e Chelseat në Premier League. 

 

Ekipi i Alan Pardew ka zhvilluar një lojë të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes për të goditur në pjesën e dytë të ndeshjes me anë të senegalezit zëvendësues, Papiss Cisse. 

Didier Drogba vetëm arriti të përcaktojë rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me golin e tij për 2-1. 
 

Kjo ka qenë disfata e parë e Chelseat këtë stinor në Premier League, derisa ekipi i kaltër i Londrës ka pësuar humbjen e tretë me radhë në St James’ Park të Newcastle-it. 
 

Për më tepër, Chelsea sot ka pranuar golin e parë pas 498 minutave lojë në Premier League. 

Cisse ka arritur shifrën e 10 golave këtë stinor me golat ndaj Chelseat. 

Me fitore, Newcastle i është rikthyer fitoreve pas dy xhirove.  

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page