top of page

Premier Liga : Arsenal ndalet nga Stoke

6 Dhjetor 2014

Stoke City ka ndërprerë serinë e fitoreve të Arsenalit, duke shpëtuar në fund nga barazimi për të regjistruar fitoren e parë pas tre ndeshjeve. 

 

Stoke City ka shënuar fitoren e parë pas tre ndeshjeve në Premier League dhe atë përsëri ndaj një ekipi londinez (Tottenham i fundit). 
 

Fitorja që erdhi pas gati një muaji për ekipin nga Britannia Stadium ishte tejet e rëndësishme, ndërsa Arsenal ishte tepër afër rikthimit senzacional por këtë nuk e arriti. 

Golat e shpejtë të shënuar në pjesë të parë nga lojtarët e Stoke City, u treguan të mjaftueshëm në fund, pasi që Arsenal përmes Santi Cazorlas dhe Aaron Ramseyt dridhi Britannian, para se të merr fund ndeshja për gëzimin e madh të vendasve të udhëhequr nga Mark Hughes. 
 

Kjo ka qenë disfata e parë e Arsenalit, pas dy fitoreve me radhë në Premiership, derisa Stoke City kërcen në pozitën e 12-të të klasifikimit. 

Please reload

Më të fundit

bottom of page