top of page


Premier Liga : Lampard nuk e lë Chelsean të ikë
13 Dhjetor 2014
Manchester City ka vazhduar luftën për titull të kampionit me fitoren e radhës të realizuar ndaj Leicesterit në trasnfertë me rezultat minimal 1-0.
Për Cityn nga fillimi luajti legjenda e Chelseat, Frank Lampard, që edhe i ndihmoi Cityt t'i afrohet Bluve.
Pas 40 minutash lojë me ndihmën e Samir Nasrit ishte Lampard ai që konkretizoi për 1-0 dhe epërsinë e Cityt.
Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultat dhe City doli i fituar nga ky takim.
Pas kësaj fitore City ka 36 pikë, tri pikë më pak se Chelsea në vendin e parë.
Please reload
Më të fundit
bottom of page