top of page

Serie A : Roma rikthen për 45 minuta

22 Nëntor 2014

Roma përmbys Atalantën në krizë për t'iu bashkuar Juventusit në krye. Roma ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Serie A, në hapje të xhiros së XII. 

Ekipi i Rudi Garcias është treguar i kthjellët përkundër se pranoi golin nga Atalanta që në fillim të ndeshjes. Sidoqoftë, Adem Ljajic dhe Radja Nainggolan përmbytën epërsinë e bergamasve për të përmbyllur 45 minutat e para në epërsi për ekipin romak. 

 

Ky rezultat, doli të jetë edhe ai i fundit të takimit, pasi që pjesën e dytë nuk kishte më gola, derisa Roma u barazua me Juventusin sa i përket pikëve aktualisht, pa u zhvilluar ndeshja Lazio-Juventus. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page