top of page

Serie A : Udinese e fortë për Interin

7 Dhjetor 2014

Gjithçka nisi mirë për Mancinin sonte, por në fund, u gëzua ish interisti, Andrea Stramaccioni.Një minutë para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, kur Mauro Icardi shënoi golin e epërsisë për Interin - gjithçka dukej mirë e bukur për trajnerin Roberto Mancini. 

 

Mirëpo, pas 90 minutave lojë, ai ka mbetur ende pa fitore që nga rikthimi në Inter. 
 

Udinese, që për ironi, udhëhiqet nga ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka arritur që të përmbys epërsinë e Neroazzurrëve në pjesë të dytë për të shënuar fitore 1-2 në fund. 
 

Mauro Icardi (44’) kaloi Interin në epërsi në këtë sfidë, mirëpo Bruno Fernandes (60’) dhe Cyril Thereau (71’) shënuan për Udinen në pjesën e dytë për fitoren e kësaj skuadre.

Udinese me fitore ngritet në pozitën e tetë të tabelës, derisa Inter ka pësuar disfatën e pestë të stinorit dhe ka regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore në Serie A  (të tretën me Mancinin trajner) ne poziten e 12

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page