top of page

Serie A :Fitorja e parë e Mancinit

15 Dhjetor, 2014

Roberto Mancini arrin fitoren e parë me Interin në Serie A, pas rikthimit të tij në Giuseppe Meazza. U deshën të kalojnë tre xhiro pa fitore, për të arritur fitoren e parë si i rikthyer në Inter. 

 

Roberto Mancini ka dalë kryelartë për herë të parë në Serie A këtë stinor, pas tre xhirove pa fitore. 

 

Inter ka mposhtur Chievon në Marc’Antonio Bentegodi për të arritur fitoren e parë pas pesë xhirove në Serie A. 

 

Mateo Kovacic në pjesë të parë, u gjet më së miri në zonë, për të goditur nga afërisa dhe për të dhënë avantazhin, derisa thuajse në të njejtën mënyrë, në pjesë të dytë shënoi qendërmbrojtësi, Andrea Ranocchia. 

 

Fitorja e Interit, ishte e para që nga 29 tetori në Serie A, derisa në xhiron e fundit para Vitit të Ri, Neroazzurrët presin Lazion në Meazza. 

 

Trepikëshi i fituar sonte, ka kaluar Interin nga pozita e 12-të në të 11-tën në tabelën e elitës italiane. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page