top of page

Serie A :Milan kalon Napolin

14 Dhjetor, 2014

Milan mposht Napolin në ndeshjen ku Bonaventura tregon cilësinë. Milan ka arritur të dalë fitues në ndeshjen derbi të mbrëmjes në Serie A. Rossonerët e Filipo Inzaghit kanë arritur që të shënojnë fitore 2-0 ndaj napolitanëve të Rafa Benitezit në San Siro. 

 

Napoli ka vazhduar serinë pa fitore, për ndeshjen e katërt me radhë sonte, derisa Milan ka shënuar tek fitoren e dytë në tetë ndeshjet e fundit të elitës italiane. 

 

Giacomo Bonaventura ka qenë njeriu i ndeshjes statistikisht, i cili me një gol dhe një asistim ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij. 

 

Me këtë fitore Milan ka barazuar pikët në tabelë me kundërshtarin e sotëm dhe për më tepër, i ka kaluar ata falë golaverazhit më të mirë që ka. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page