top of page

Serie A : Juve lëshon pikë

14 Dhjetor, 2014

Dy skuadrat me më së paku disfata në Serie A, Juventus dhe Sampdoria barazuan sot në Juventus Arena. Përkundër epërsisë së hershme që e arritën përmes transferit të ri, Patrice Evra, Bianconerët liderë, u ndalën në pjesë të dytë nga goli i Manolo Gabbiandinit

“Turp që nuk fituam. Dominuam pjesën e parë me shumë rate. Kishim probleme në pjesë të dytë. Ne nuk i luajtëm 90 minuta të ndeshjes, sikurse 55 minutat e para.

Ata janë tepër të rrezikshëm në kundërsulme,” është cituar të ketë thënë Massimiliano Allegri pas ndeshjes, raporton Football Italia. 

 

Juventus, mbetet lider i Serie A-së, mirëpo Roma ka tani rast që t’ua ngushtojë epërsinë në krye të tabelës nëse mposht Genoan sot. 

 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page