top of page

Premier Ligë: Man Utd i kthehet fitores

17 Janar 2015

Manchester United i është kthyer fitores pas disfatës në xhiron e shkuar. Manchester United i është kthyer fitores sot, pas disfatës që e shënoi në xhiron e shkuar ndaj Southampton. 

 

Ekipi i Louis Van Gaalit, pas pjesës së parë të qetë, golin e gjeti në pjesë të dytë, kur belgu, Marouane Fellaini shënoi për epërsinë e Djajve të Kuq. 

 

Më vonë, Radamel Falcao shpërdoroi disa raste të qindpërqindta, kur nuk arriti ta fusë topin në rrjetë disa herë, derisa në fund, sulmuesi i ri dhe i talentuar, James Wilson, vulosi fatin e takimit. 

 

Please reload

Më të fundit

bottom of page